Të premten në mbrëmje Shqipëria do të luajë miqësoren e parë të marsit kundër Kilit, duel që do të luhet në stadiumin “Tardini” të Parmës në Itali.

Është një test goxha serioz në fakt duke qenë se përballë do të jenë një ndër ekipet më me traditë të Amerikës së Jugut, një skuadër e cila përveç elementit teknik dhe lojtarëve të njohur që ka në organike, konsiderohet ndër skuadrat me futbollin më fizik  ndër skuadrat latine.

Ndaj, miqësorja sikurse deklaroi vetë trajneri Silvinjo është më shumë se e tillë për shkak të emrit të kundërshtarit, por edhe për shkak se kuqezinjve nuk duan rezultate negative në prag të “Euro 2024”.

Fokusi kryesor i Silvinjos megjithatë qoftë ndaj kilit ashtu edhe ndaj Suedisë në Stokholm në datë 25, përveç konsolidimit të formacionit, është testimi i sulmuesve.

Janë grumbulluar jo pak, por 9 lojtarë në këtë repart, natyrisht më shumë sesa do t’i lejohet të thërrasë zyrtarisht në europian.

Sytë janë padiskutim tek Rey Manaj, Armando Broja dhe Arbër Hoxha.

Manaj dhe Hoxhën, tekniku Silvinjo i thërret për herë të parë, ndërsa Broja vinte nga dëmtimi kur u grumbullua tetor dhe nuk pati mundësi të tregojë vlerat e tij. Në të dyja miqësoret pritet të ketë alternime të lojtarëve sa i takon aktivizimit të tyre në repartin e sulmit në mënyrë që ti jepet mundësi të gjithë për të treguar aftësitë. Shqipëria do të ketë si avantazh në këtë miqësore tifozët.

Shqiptarët janë të shumtë në Itali dhe pritet të mbështesin fort kombëtaren në stadiumin “Tardini” të Parmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *