E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi në metro, i dyshuari është Akbarzhon Jalilov nga Kirgistani

I dyshuari kryesor per sulmin me bombe ne metronë e Shen Peterburgut, ku humben jeten 14  persona, është nje 22-vjeçar i lindur ne Kirgistan, por qe ka marre shtetësinë ruse. Shërbimet e sigurisë se Kirgistani e kane indetifikuar ate si Akbarzhon Jalilov, i lindur ne qytetin e Osh ne vitin 1995.

 

Megjithatë ekzistojnë informacione kontradiktore nëse ai ishte apo jo nje kamikaz. Mbrëmjen e se hënës, mediat publikuan fotot e nje te dyshuari tjetër, i cili është vetedorezuar menjëherë ne polici duke mohuar te këtë gisht ne ngjarje.

 

Reklamë

Tashme ai po i nënshtrohet testi te se vërtetës dhe seancave te marrjes ne pyetje nga hetuesit. Ndersa hetimet vazhdojnë per te hedhur dritën mbi ngjarjen, e cilësuar nga autoritetet si nje sulm terrorist, zyrtaret ne Shen Peterburg kane shpallur tre dite zie per viktimat. Po hetohet paralelisht ne dy pista kryesore: ose per nje veper te terroristeve çeçenë, ose per nje përfshirje te shtetit islamik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë