Dy nga xhamitë më të vjetra në qytetin e Gazës raportohet se kanë pësuar dëme të mëdha pas sulmeve ajrore në fillim të kësaj jave. Lajmi njoftohet nga autoritetet e Gazës dhe Bregut Perëndimor, të cilat ndodhen nën ‘pushtetin’ e sulmeve izraelite.

Xhamia e Madhe Omari, xhamia më e vjetër në qytetin e Gazës, duket se është kthyer në gërmadha me shumicën e ambienteve të saj dhe vetëm minarja duket të jetë disi e paprekur, tregojnë fotot dhe videot e shfaqura në mediat sociale.

Hamasi akuzoi Izraelin për shkatërrimin e xhamisë, duke e quajtur atë një krim barbar që synon një pikë referimi të rëndësishme historike dhe një simbol fetar të qytetit të Gazës.

Sipas deklaratës nga Hamasi, deri më tani janë shkatërruar 104 xhami dhe tre kisha historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *