Dhejtëra palestinezë kanë mbetur të vdekur e të palgosur si pasojë e sulmeve izraelite nga tre drejtime në rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

 

Ushtria ka njoftuar se ka kryer në total 450 sulme të cilat sipas saj përfshijnë komplekse ushtarake të Hamasit, poste vëzhgimi dhe depo armësh.

 

Situata vijon e tensionuar edhe në Bregun Perëndimor ku gjatë kësaj të premteje raportohet për 6 viktima dhe disa të plagosur.

 

Sulmet pas përfundimit të armëpushimit janë shtrirë më thellë në jug të Rripit të Gazës ku janë grumbulluar pjesa më e madhe e popullsisë, duke e përkeqësuar kështu gjëndjen humanitare.

 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë ka ngritur alarmin për një katastrofë me pasoja të pakthyeshme ndërsa ka kërkuar më shumë ndihma dhe reagim nga ndërkombëtarët.

 

Të njëjtat shqetësime ngriti edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonuo Gueterres i cili për herë të parë në dekada aktivizoi nenin 99 të kartës së OKB-së. Neni parashikon që sekretari i përgjithshëm mund të sjellë në vëmendje të këshillit çdo çështje që sipas tij mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Me kërkesë të Guterres, Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për të votuar një armëpushim të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *