Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Bordeaux të Francës.

Ata u dërguan me urgjencë në spital ku njëri u konstatua i vdekur, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të lokalizojë autorin, të cilin e kanë qëlluar për vdekje.

Sipas informacioneve të gazetës Le Figaro, autori i sulmit dhe viktimat ishin emigrantë nga Afrika e Veriut.

Policia franceze nuk po e lidh incidentin me terrorizmin, raporton rrjeti TV BFM.

Përpara Lojërave Olimpike të kësaj vere, autoritetet franceze janë vënë në gatishmëri të lartë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *