Subscribe

Dhjetëra studente te universiteteve publike nuk shkuan sot në mësim. Ata braktisën klasat për t’u mbledhur para universitetit Politeknik, ku kërkuan uljen e tarifave per nivelet e studimit bachelor e master.

 

Studente te Politeknikut, bashkë me ata te Shkencave te Natyrës dhe e Gjuhëve te Huaja marshuan me pankarta në duar drejt kryeministrisë, ku bënë thirrje kundër sistemit arsimor.

 

Studentët kërkojnë nga Ministria e Arsimit te përgjysmoje tarifat, të cilat i konsiderojnë të papërballueshme. Ata thonë se edhe ne Kosove, pagesa qe nje student duhet te bëjë per universitetin është shume e ulet.

 

Edhe anglishtja sipas të rinjve duhet hequr si kriter per te nisur masterin: studentit i duhet të paguajë 60 euro per të marrë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës, ne nje nga agjencitë e akredituara nga Ministria e Arsimit.

 

Studentet thonë se kjo tarife është bere vetëm per t’i zhvatur ata, pasi kete provim mund ta bëjnë tek Fakulteti i Gjuhëve te Huaja dhe pa paguar asgjë.

 

Studentet paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës.

 

Pak minuta pas protestës, Ministria e Arsimit reagoi duke sqaruar se tarifat per nivelin e studimeve bachelor nuk kane ndryshuar prej 4 vitesh.

 

Çmimet vendosen nga universitetet për çdo degë dhe deri më sot nuk janë kontestuar.

 

Persa i përket anglishtes, ministria sqaron se “Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare vetëm për nivelin ‘master shkencor’ është vendosur që në vitin 2010.”

 

Certifikimi nga këto institucione është parë si mundësi që çdo student që diplomohet të jetë konkurrues në tregun e punës, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *