Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në...

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në katër numri...

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri të BE-së...

Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet shqiptari me...

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk...

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e uraniumit, SHBA...

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar sot është pa kufij, përgjigja jonë duhet të jetë më e shpejtë dhe më e fortë

12 Maj 19:42

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi ditën e sotme një vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, si dhe drejtues të lartë të dy policive, u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve policore dhe rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër kriminalitetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet dy policive, si një faktor kyç në garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Nga ana e tij, Hita falënderoi drejtuesit e Policia e Kosovës për mikpritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policia e Shtetit për ta thelluar më tej bashkëpunimin me Policia e Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Krimi sot është më i organizuar, më i sofistikuar dhe pa kufij. Për këtë arsye, edhe përgjigjja jonë duhet të jetë më e shpejtë, më e koordinuar dhe më e fortë. Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një partneritet model mes dy policive tona dhe ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet në shërbim të sigurisë së qytetarëve tanë”, u shpreh Hita.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet strategjike të dy institucioneve, sfidat aktuale të sigurisë dhe nevoja për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar dhe fenomeneve të tjera që cenojnë sigurinë rajonale.

Të dy drejtuesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në shkëmbimin e informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta policore, si dhe në menaxhimin e sigurisë kufitare, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e besimit reciprok dhe profesionalizmit të strukturave policore të të dy vendeve.

Takimi u mbyll me zotimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Hita kosove Krimi Vizion Plus Vizita

Nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas

më shumë...

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I trajtojnë fëmijët si mall, po bëjmë gati ligjin e ri

më shumë...

Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak ditësh

më shumë...

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet kryebashkiakja në SHBA

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:27

Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i...

8:24

Masa për sigurinë ushqimore, eksperti: Do të...

8:09

Von der Leyen kundër rrjeteve sociale: I...

7:49

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

7:42

Hita vizitë në Kosovë: Krimi i organizuar...

6:33

Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime...

6:26

E akuzuan si spiune të Kinës, dorëhiqet...

6:15

Putin: Kemi arritur aftësi bërthamore të pakrahasueshme

6:05

Thellohet kriza për Keir Starmer, arrin në...

5:45

Von der Leyen paralajmëron ligj të ri...

5:33

Bashkia e Tiranës shtyn afatet për kreditë...

5:25

Zbulohet laboratori i drogës në Milano, arrestohet...

5:24

Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta...

5:16

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i...

5:11

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

4:59

Trump: Irani do të ndalë pasurimin e...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:39

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe...

4:28

Veliaj-KLP: Kërkesa për Ols Dadon nuk u...

4:15

Bloomberg: Kriza e Hormuzit kërcënon pushimet verore

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.