Koloneli Hajro Limaj foli në studion e QUO VADIS në Vizion Plus për një deklaratë të fortë të ish-kryeministres së Turqisë Tansu Cciller, e cila gjatë viteve të vështira të Shqipërisë, kërcënoi Greqinë që nëse prekte territoret shqiptare do të kishet probleme me shtetin turk.
Ai shpjegoi kontekstin historik dhe marrëdhëniet mes dy vendeve pas ndryshimeve politike në Shqipëri. Sipas tij, Turqia ka qenë një nga aleatët strategjikë më të rëndësishëm të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit.
Koloneli shtoi se, sipas tij, Turqia ishte vendi që hapi dyert më shumë për Shqipërinë në atë periudhë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe trajnimeve.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: “Kush prek Shqipërinë, ka prekur Turqinë”! Çfarë e detyroi një zyrtar të lartë turk të bënte një deklaratë kaq të guximshme për Shqipërinë?
Limaj: Duke qenë një aktor tepër aktiv i periudhës së ndryshimit të sistemit të demokracisë ushtarake, shteti i vërtetë aleat strategjik, pas ndryshimit të sistemit deri në vitet ’98, ’99 ka qenë Turqia. Amerika hyri ngadalë në Shqipëri dhe bënte vetëm mbështetje politike. Nuk ka dhënë asnjë mbështetje ekonomike dhe logjistike. I vetmi vend i cili hapi dyert komplet dhe mbështeti Shqipërinë për t’u ngritur ngadalë-ngadalë, nëpërmjet arsimit në të gjitha nivelet. Unë kisha 17 shkolla ushtarake që lëvizja, ishim 310 nxënës në buzë të Bosforit, gjimnazi në Izmir.
/vizionplus.tv





