Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej...

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë jetoja”, nëna...

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, drejtuesit...

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet në Qipro

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohet...

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë bashkëpunimin mbrojtje,...

Plumbi i ka kapur një nga venat kryesore të...

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi natyrore godet...

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet...

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja Sala:Po punojmë për brankiterapinë  dhe Akseleratorin e 4-të

13 Maj 09:28

Vihet në funksion të plotë Akseleratori i 3-të Linear në shërbimin Onkologjik në QSUNT, ku është trajtuar me sukses edhe pacienti i parë. Ky investim rrit kapacitetet e trajtimit në Njësinë e Radioterapisë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit për pacientët onkologjikë, përmes aplikimit të teknologjive moderne dhe teknikave me precizion të lartë. Ndërkohë, vijon puna për të sjellë brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të Linear.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të ri dhe implementimit të moduleve bashkëkohore rriten kapacitetet e shërbimit në Njësinë e Radioterapisë, ndërsa aplikimi i teknikave të reja realizon ndërhyrje me precizion të lartë dhe trajtime më efikase për pacientët.

Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, si për mbështetjen me pajisje moderne, ashtu edhe për forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimit të stafit mjekësor dhe fizikantëve.

Duke u ndalur në programin e investimeve për modernizimin e shërbimit onkologjik, ministrja Sala theksoi se po vijon puna për zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve trajtuese në vend.

“Programi për përmirësimin e shërbimit onkologjik po përparon shumë mirë sepse kemi upgrade të dy akseleratorëve aktualë, së shpejti kemi brankiterapinë, si dhe kemi buxhetuar për të sjellë edhe Akseleratorin e 4-të Linear”, bëri me dije ministrja Sala.

Ministrja inspektoi edhe dhomat e kimioterapisë ditore, ku aktualisht pacientët marrin shërbim në ambiente komode dhe sipas fashave orare të përcaktuara, duke bërë të mundur menaxhim më efikas të fluksit dhe përmirësim të organizimit të shërbimit për pacientët.

Aktualisht, në Njësinë e Radioterapisë, me dy akseleratorët trajtohen rreth 140 pacientë në ditë, ndërsa me shtimin e akseleratorit të tretë shtohet kapaciteti, duke e çuar numrin total në rreth 200 pacientë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
evis sala sala

Nga e njëjta kategori

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e ndihmës prej 300 milionë dollarësh

më shumë...

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë jetoja”, nëna e re rrëfen se si i mbijetoi tërmetit në Venezuelë bashkë me foshnjën 18 ditëshe

më shumë...

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të shënojë termometri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

5:37

Tërmetet në Venezuelë, SHBA-ja ofron paketën e...

5:08

“Për sa kohë ai merrte frymë, unë...

5:06

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:46

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

4:36

Bordi i Paqes për Gazën mblidhet në...

4:23

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 31 persona

4:00

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë...

3:59

Ministri Nufi vizitë zyrtare në Athinë: Thellojmë...

3:48

Plumbi i ka kapur një nga venat...

3:13

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë,...

3:05

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente...

3:03

Përmbytje masive pas tërmeteve, një tjetër fatkeqësi...

2:59

AAK: Haradinaj për president! Kreu i shtetit...

2:59

Humb jetën 45-vjeçari në Mirditë, ra në...

2:56

I nxehti dëmton shëndetin mendor, shtohen shqetësimet...

2:51

Pesë të vrarë me armë zjarri në...

2:45

“Zvërneci vlerë për turizmin”, ministrja e Ekonomonisë:...

2:21

Plagosja e të riut në Pogradec, autori...

2:03

Inaugurimi i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rama: Transformimi...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.