E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Si më bënë agjent në 1972”, Hajro Limaj: Na mbanin mbyllur, dilnim pak!

Koloneli Hajro Limaj ishte i ftuari i kësaj të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Ai rrëfeu historinë se si u gjend në shkollën e Oficerëve, për t’u bërë më pas agjent i Zbulimit Informativ Ushtarak.

Reklamë

“Unë kisha prirje për letërsinë dhe këtë kërkova të vazhdoja. Por duke qenë se kisha 3 vëllezër në Unviersitet, ishte rregulli që nuk mund të shkojnë në një masë kaq të madhe anëtarë të një familje. Pranova dhe shkova në shkollën e Oficerëve, mbarova me medalje të artë. Në vitin 1972, erdhi Drejtori i Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe na emëroi në dispozicion të Drejtorisë Politike. Ne shëtisnim 3 muaj nëpër Tiranë dhe nuk e dinim çfarë bëhej me ne. Nuk e dinim që identifikoheshim me stërgjyshër e kushërinj për të na kaluar në zbulimin informative ushtarak për jashtë shtetit. Pas 3 muajsh vjen një makinë luksoze. U lexuan emrat tanë dhe tha “ky është drejtori i Drejtorisë së Zbulimit” dhe na thanë se do fillonim shkollën tjetër, të Zbulimit Informativ. U zgjodhën 32 veta. Na vendosën në Pallatin e Brigadave. Ne dilnim shumë rrallë, vetëm të dielën 9-4. Gjithë java ishte studim dhe përgatitje gjuhësore dhe të informacioneve të zbulimit”, tha Hajro Limaj në QUO VADIS.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë