Subscribe

Zvetlana temofeeva
Zvetlana temofeeva

Prokuroria e Elbasanit kërkoi këtë të premte zgjatjen e afateve të paraburgimit për dy rusët dhe ukrainasin që u arrestuan në ish-Uzinën e prodhimit të amrëve të Gramshit dhe që akuzohen për spiunazh.

 

Organi i akuzës pretendoi para gjykatës se hetimet mbi akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçares Svetlana Timofeeva, mikut të saj rus Mikahil Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov, kërkonin më shumë kohë, pasi duhet të verifikoheshin materialet e gjetura në paisjet e tyre elektronike.

 

Kjo kërkesë u miratua nga ana e gjykatës, por u kundërshtua nga avokatët mbrojtës që kërkuan lirimin me argumentin se u ka mbaruar koha e qëndrimit në qeli në datë 21 shkurt.

 

Por pavarësisht qëndrimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të shtyjë dhe me tre muaj fatet e qëndrimit në burg të tre të akuzuarit.

 

Avokati mbrojtës, Saimir Vishaj që përfaqëson ukrainasin Alpatov paraqiti një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues. Por ajo u rrëzua po brenda ditës nga një gjykatës i Apelit Durrës.

 

SAIMIR VISHAJ

 

AVOKAT MBROJTES

 

Afati i paraburgimit ka mbarur në datë 21 sot jemi në datë 24. Është një gabim procedurial. Kërkuam përjashtim të gjyqtarit dhe shprehjen e gjykatës së Apelit përderisa gjyqtar çështje ishte kryetarja e gjykatës. E megjithatë as kjo nuk u mor parasysh. Është e papranueshm

 

Svetlana Timofeva u arrestua në 20 gusht të vitit të kaluar, në ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh, së bashku me Mikahil Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov. Ndaj tyre, prokuroria e Elbasanit ngriti akuzat e sigurimit të informacionit të klasifikuar si dhe goditjes për shkak të detyrës.

 

Ndërkohë autoritetet ruse po këmbëngulin në ekstradimin e 33-vjeçares, por Timofeva ka kundërshtuar, duke pretenduar se i rrezikohet jeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *