Qeveria i është përgjigjur përmes ministres Spiropali, qëndrimit të presidentit Meta në lidhje me Reformën në drejtësi dhe ndërhyrjes së Ramës në këtë sistem që kreu i shtetit e quajti “Ramaformë”.

Spiropali shkruan se reforma në drejtësi i del gjithandej Metës, në ujë, bukë edhe në rrugë. Ajo shton se “Baba Xhikes” nuk i iket pa e vrarë reformën në drejtësi, të cilën e sheh si kundërshtar.

 

Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!

 

Një ditë më parë presidenti Meta propozoi si zgjidhje për krizën, mbajtjen në 13 tetor të zgjedhjeve lokale, atyre parlamentarë si dhe presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *