Subscribe

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 vit e 6 muaj burg ish-ministrin e punës dhe çështjeve sociale në qeverinë Berisha, Spiro Ksera. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do te vuaje 1 vit e 8 muaj. Gjithashtu Kserës i është hequr e drejta për të mbajtur detyrë shtetërore për një periudhe 5-vjeçare. Ish-ministri nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së dënimit. Ai përfaqësohej nga avokatit Genc Gjokutaj. Ndërkohë edhe Elda Kozaj, Elisabeta Dodbibaj dhe Artevis Mema janë dënuar me nga 15 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar  ai ulet ne10 muaj. Spiro Ksera, ish-ministri i punës u prangos me 29 janar, pasi kishte firmosur për dhënien e fondeve për disa aktivitete që në fakt rezulton vetëm në letër. Ish-ministri i qeverise Berisha hetohej që nga prilli i vitit të kaluar, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Abuzimet me tenderat sipas Prokurorisë jane bere gjatë periudhës 2011 – 2013-te. Shuma e përfituar nga ish-ministri i qeverise Berisha është 30 milionë lekë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *