Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian, Serbia po...

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor i eksportit...

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për herë të...

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të Trump për...

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një...

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati...

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar, dënohet ish-kreu...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona...

E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron...

Skandali i mikro-kredive, gjykata “kyç” në burg Arben Meskutin dhe të tjerët, Elda Ibro në arrest shtëpie

24 Maj 13:14

Gjykata e Tiranës ka konfirmuar masat e sigurisë për grupin e skandalit të mikro-kredive, të cilët përmes shtrëngimit dhe mashtrimit kanë dëmtuar interesat e mijëra familjeve në vend.

Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, ndërkohë që u dha masa e sigurisë për Jorsida Dervishin; Alketa Tanushin, Kejda Seferin dhe Elda Ibron.

Lexo edhe :

Related Posts

Burg mashtruesve të kredive, arrestohen drejtues të subjekteve financiare si dhe përmbarues
“Ujqërit e Tiranës”, Banka e Shqipërisë revokon licencat e dy subjekteve që “zhvasnin” qytetarët përmes kredive
“Vrima e zeza” e kredive, si administratorët e MCA i morën qytetarit 500-fishin e vlerës që i detyrohej bankës

Kjo e fundit rezulton si pronarja në letra e kompanisë Micro Credit Albania (MCA), e cila përmes shkeljeve ligjore raportohet se ka vjelur miliona euro në mënyrë të parregullt nga qytetarët duke i shtrënguar ata që të futen nga një kredi në tjetrën me qëllim larjen e borxheve të mëparshme.

SKEMA

Nëntë shtetasit akuzohen për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ të parashikuar nga neni 143/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Blerja e kredive të këqija 

Nga aktet e administruara, rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.

Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Kamatvonesa 

Nga ana tjetër, këto institucione financiare aplikonin një kamatë vonesë prej 2% + 8% për çdo vit dhe sipas aktit të ekspertimit kontabël, vlera totale fillestare e detyrimit principal për të gjithë urdhrat e vendosur me palë kreditore shoqërinë ‘Micro Credit Albania’ Sh.a është në shumën 575,842,669.60 lekë. Ndërsa totali i kamat vonesës ligjore sipas normës 2% + 8% në vit është në shumën 258,687,709.07 leke.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi.

Sa më sipër, prokuroria arriti të vërtetojë nga aktet e administruara dhe provojë me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta se përmbaruesit Arben Meskuti, Alban Kote, dhe Alekta Tanushi, kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Po kështu u provua se shtetasja Kejda Seferi, në cilësinë e përmbarueses dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘Vjedhjes’, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.

Ndërsa shtetasit Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në cilësinë e administratorëve të shoqërive përmbarimore Star-FS dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. Po kështu edhe shtetasja Elda Ibro, administratore e MCA, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘vjedhjes’ parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi Kronike Kryesoret
Tagged:
Arben Meskuti Elda Ibro ibro mikrkredi mikro kredite

Nga e njëjta kategori

Gjirokastër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 1,441 masa administrative në një javë

më shumë...

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e Sirisë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë: Fitore për familjet dhe sigurinë globale!

më shumë...

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në Elbasan, Korçë dhe Tiranë

më shumë...

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush janë tre mjekët nën hetim (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:04

Gjirokastër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 1,441 masa...

10:36

Drejtësia vihet në vend pas 30 vitesh,...

10:33

Riatdhesimi i 5 personave nga kampet e...

10:28

Mali i Zi më afër Bashkimit Europian,...

10:26

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit...

10:17

Studimi/ Kokaina tejkalon naftën si sektori kryesor...

10:09

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec, kush...

10:08

Korçë/ Arrestohen dy persona për shitje droge,...

9:58

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara...

9:53

Eksportet e kokainës në Kolumbi tejkalojnë për...

9:50

Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s,...

9:37

PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas...

9:25

Zjarri në fshatrat e Ulzës, situata mbetet...

9:18

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy...

9:12

“Do t’i godasim fort”, pas kërcënimeve të...

9:03

Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse...

8:48

Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e...

8:14

Vrasja e reperit Tupac, zbardhet misteri 30-vjeçar,...

8:12

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

8:10

Parashikimi i motit për sot, 1 shtator...

Më të klikuarat

  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • Pas shkarkimit nga Veliaj, Ristani largohet përfundimisht ng...
  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.