Subscribe

Pas 5 ditësh radhë të gjata qytetarësh që arrinin deri në disa kilometra, situata në pikën kufitare të Kakavijës shkoi drejt normalizimit.

Numri i automjeteve u reduktua ndjeshem gjate pasdites ndërsa mësohet se kaluan kufirin rreth 2 mijë shtetas shqiptarë e të huaj.

Pas negociatave të vazhdueshme mes dy qeverive, në të dyja anët e kufirit palet nisen punen me kapacitet te plote duke realizuar tamponë me kamponim.

Nga ana tjetër, postblloqe të shumta policie  u ngriten në Gjirokastër dhe Tepelene për të ndaluar udhëtimin e automjeteve drejt pikës kufitare të Kakavijës.

Por paraditja e te djeles shenoi jo pak tensione ne Kakavije. Pritja e gjatë, temperaturat e larta dhe ankthi per te kaluar sa me shpejt kufirin me greqine sollen perplasje edhe mes vete qytetareve per radhen se kush duhet te kalonte I pari

Situata u tensionua vecanerisht gjate mesdites per shkak te paqartesise nese do te mbyllej apo jo kufiri ne momentin qe plotesohej kuota prej 750 qytetaresh . Autoritetet shqiptare sqaruan se levizja do te vazhdoje pa nderprerje deri ne oren 22.00 te mbremjes.

Policia u beri thirrje qytetareve te mos udhetojne drejt Kakavijes

E djela eshte dita e fundit qe levizja drejt greqise nuk do te kete limit, nga neser ne kakavije do te mund te kalojne vetem 750 persona dhe policia ka sqaruar edhe njehere kushtet e reja qe duhet te plotesojne.

Rregullat e reja te vendosura nga athina zyrtare ne kuader te betejes kunder koronavirusit krijuan nje situate kaotike ndersa nuk munguan edhe urgjencat shendetsore per shkak te te nxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *