Qeveria ka nisur nga diskutimet lidhur me nismën e propozuar për të siguruar me detyrim banesat nga termeti.

 

Në konferencën e organizuar me aktorë të këtij tregu, ministri i Financave Ervin Mete dha disa detaje, se cfarë synohet me këtë nisëm ligjore.

 

Në duam të ofrojmë një primë/sigurim bazik dhe të pranueshëm për të gjithë popullatën. Ky prim nuk do të përjashtojë edhe sigurimin vullnetar tek kompanitë private. Aty ku shohim që familjet në nevojë nuk kanë mundësi që të paguajnë, ky prim do të paguhet nga shteti- tha ministri Mete.

 

Ideja e qeverisë u artikulua që pas termetit tragjik të 2019, por tashmë draftligji ka marrë formën e plotë dhe pritet të miratohet. Sipas ministrit Mete janë miliona euro që u paguan në 4 vite për rikuperimin e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i fundit.

 

Të dhënat flasin se nga tërmeti tragjik qeveria mbajti rrisk të madh duke paguar 890 milion euro për ndërtim banesash dhe bonus qiraje. Ndërkohë tregu privat pagoi rreth 40 milion euro dëme të ndodhura në objekte që siguruara. Tërmeti nxori në pah që sigurimi vullnetarë është në nivele shumë të ulta.

 

Qeveria ka parashikuar në draftligj, vetëm sigurim nga tërmetet, por kjo skemë pritet të zgjerohet më tej duke përfshirë dhe bujqësinë, si sektorin që rrezikohet nga përmbytjet.

 

Shumë vende e kanë fokusin edhe tek sektori i bujqësisë. Pasi edhe ajo është e ekspozuar ndaj rrisqeve sic janë përmbytjet. Sigurimi i bujqësisë mund të jetë një mjet shumë i rëndëisshëm i  menaxhimit të rriskut duke ndihmuar fermerët të mbrohen nga humbjet  financiare për shkak të fatkeqësive natyrore.

 

Si një vënd që paraqet rrisk të lartë nga katastrofat, sic janë tërmetet dhe përmbytjet, nisma e qeverisë për të bërë të detyrueshme sigurimin, vjen dhe si një sugjerim i bankës botërore për Shqipërinë. Por përcaktimi i çmimit të sigurimit, pritet të ngjallë debat, pasi jo të gjitha objektet dhe jo të gjitha zonat duhet të kenë të njëjtën tarifë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *