Numri i viktimave dhe rasteve të reja në Italinë fqinje një herë rritet dhe një herë ulet.

Për këtë të shtunë, autoritetet raportuan për 111 pacientë të vdekur dhe 416 raste pozitive.

Të premten u regjistruan 98 viktima dhe 593 të infektuar të rinj. Sot për herë të parë ka 11 rajone pa asnjë viktimë. Por Lombardia vijon të shqetësojë. Këtë të shtunë humbën jetën 10 pacientë të tjerë.

Edhe shumica e rasteve të reja gjatë orëve të fundit aty janë të përqendruara.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi është  232.664, ndërsa i viktimave 33.340.

Të shëruar në 24 orët e fundit janë 2.789 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin në 155.633.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *