Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç

10 Shkurt 13:24

Disa ditë pasi ligjvënësit francezë votuan për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez premtoi të mbrojë fëmijët e Spanjës “nga Perëndimi i Egër digjital”.

Orët e shfletimit (scroll) të përmbajtjes së dëmshme po riformatojnë trurin e të rinjve dhe shkaktojnë ankth e rreziqe të tjera për shëndetin, thonë ekspertët, duke detyruar qeveritë evropiane të veprojnë.

“Fokusi i veçantë mbi të miturit vjen për shkak të rrezikut të shtuar të dëmeve afatgjata, pasi ata ende po zhvillohen kognitivisht,” i tha DW Paul O. Richter, bashkëpunëtor i lidhur me think tank-un Bruegel me bazë në Bruksel. “Ekziston shumë hulumtim që tregon korrelacione të forta midis përdorimit të mediave sociale dhe problemeve të shëndetit mendor.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu ka shprehur mbështetje për një kufi moshe në të gjithë BE-në, në përputhje me një ligj të ri australian që vendosi kufirin e moshës 16 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale.

Por si mund të zbatohet një ndalim i tillë ― dhe a do të funksiononte vallë?

Cilat vende evropiane po mendojnë të ndalojnë rrjetet sociale për fëmijët?

Në Francë, projektligji që kërkon ndalimin për të miturit nën moshën 15 vjeç do të dërgohet tani në senatin e parlamentit francez për votim.

Në Spanjë, pritet që Këshilli i Ministrave të miratojë ndalimin për të miturit nën moshën 16 vjeç dhe të shtojë klauzolën në një projektligj që është në diskutim në parlamentin spanjoll.

“Sot, fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire që kurrë nuk ishte menduar ta lundronin vetëm, një hapësirë varësie, abuzimi, pornografisë, manipulimit dhe dhunës,” tha Sanchez ndërsa njoftoi ndalimin e propozuar.

“Sot, fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire që kurrë nuk ishte menduar ta lundronin vetëm, një hapësirë varësie, abuzimi, pornografisë, manipulimit dhe dhunës,” tha kryeministri spanjoll, Sanchez ndërsa njoftoi ndalimin e propozuar.

Edhe vende të tjera evropiane po konsiderojnë një ndalim të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 ose 15 vjeç.

Në fund të vitit 2025, Danimarka vendosi të mbrojë fëmijët dhe të rinjtë nga keqtrajtimi online dhe “të krijojë një kuadër më të mirë ligjor për jetën e tyre digjitale.”

Në një marrëveshje shumëpartiake, grupet politike në Danimarkë thanë se qasja në disa platforma të mediave sociale duhet të ndalohet. Një ligj ende nuk ka hyrë në fuqi.

Italia ka prezantuar gjithashtu një projektligj në parlamentin italian për të vendosur kufizime në mediat sociale, përfshirë edhe për influencuesit fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Sipas një zyrtari të lartë që foli për agjencinë e lajmeve Reuters, Greqia është “shumë pranë” vendosjes së një ndalimi të ngjashëm.

Javën e kaluar, Portugalia paraqiti një projektligj që kërkon pëlqimin e prindërve për fëmijët nën moshën 16 vjeç për të aksesuar përmbajtjen e rrjeteve sociale.

Austria gjithashtu po shqyrton një ndalim të rrjeteve sociale, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka nisur një proces konsultimi mbi këtë çështje.

Një ID digjitale në të gjithë BE-në për të verifikuar moshën?

Një ide që po diskutohet për verifikimin e moshës është një ID digjitale në të gjithë BE-në. Richter, bashkëpunëtor i lidhur me Bruegel, tha se ID-ja digjitale e BE-së parashikohet si një mjet që do të verifikonte moshën e përdoruesit pa kompromentuar të dhënat personale.

“Do t’u lejonte njerëzve të verifikonin në mënyrë digjitale se janë mbi një moshë të caktuar pa pasur nevojë për të regjistruar asnjë të dhënë personale shtesë, si data e lindjes, emri, adresa ose numri i identifikimit. Kjo do të lehtësonte zbatimin e një kufizimi moshor digjital,” tha Richter.

Por Marc Damie, zëdhënës i ctrl+alt+reclaim të Francës ― një lëvizjeje e drejtësisë teknologjike dhe të drejtave digjitale e drejtuar nga të rinjtë ― pretendoi se detajet rreth mënyrës se si do të funksiononin aplikacionet ose dokumentet e identifikimit për verifikimin e moshës, dhe nëse informacioni privat do të ishte i sigurt, janë të paqarta.

Orët e shfletimit (scroll) të përmbajtjes së dëmshme po riformatojnë trurin e të rinjve dhe shkaktojnë ankth e rreziqe të tjera për shëndetin, thonë ekspertët.Fotografi: Annette Riedl/dpa/picture alliance

“Të tilla ndalime do të kenë efekt të kundërt,” tha ai. “Ne pajtohemi që ekziston një problem, mediat sociale po shkaktojnë çështje të shëndetit mendor, por një ndalim i tillë,” pretendoi ai, “është thjesht një masë simbolike nga ana e politikanëve dhe jo një zgjidhje e vërtetë.”

Eksperti: Ndalimi i mediave sociale nuk do të lehtësonte ‘problemet strukturore’

“Ndalimi nuk i zgjidh problemet strukturore” në platformat e mediave sociale, tha Damie. Ai theksoi si çështje kryesore praktikat e platformës si autoplay ― e cila u imponon përdoruesve përmbajtje audio dhe video të padëshiruara dhe të papritura ― dhe skrolimin e pafund që shkakton ankth, i destinuar për t’i mbajtur përdoruesit të lidhur online. Damie gjithashtu kundërshtoi kufirin e moshës, sepse “varësia nuk ndalet në 15 ose 16 vjeç.”

Richter u pajtua se mungesa e kërkimeve të mjaftueshme e bën të vështirë të argumentohet në mënyrë përfundimtare për një moshë specifike si kufiri optimal.

“Disa nga rreziqet e mundshme lidhen specifikisht me efektin që ka krahasimi social nga mediat sociale te vajzat adoleshente dhe të rejat,” tha ai. “Prandaj, një kufi moshe më i lartë mund të justifikohet.”

Vetëm BE-ja mund të detyrojë platformat online të bëjnë ndryshime sistematike

Bashkimi Evropian ka mbështetur një moshë madhore digjitale, por ka paralajmëruar shtetet anëtare që të mos shkelin Ligjin e tij për Shërbimet Digjitale (DSA), i cili kërkon nga kompanitë teknologjike të zbusin rrezikun lidhur me algoritmet dhe ndikimin te të miturit.

“DSA dhe Komisioni i BE-së janë entitetet e vetme që mund të vendosin detyrime shtesë mbi platformat shumë të mëdha,” u tha gazetarëve Thomas Regnier, zëdhënësi i Komisionerit për Teknologjinë.

Richter tha, se shtetet anëtare janë thjesht të zhgënjyera dhe nuk mendojnë se BE-ja është në gjendje t’ua imponojë në mënyrë efektive ligjet e saj kompanive të huaja të teknologjisë, kryesisht atyre në SHBA.

BE mbështet një moshë madhore digjitale, por ka paralajmëruar shtetet anëtare që të mos shkelin Ligjin e tij për Shërbimet Digjitale (DSA), i cili kërkon nga kompanitë teknologjike të zbusin rrezikun lidhur me algoritmet dhe ndikimin te të miturit.Fotografi: Elisa Schu/dpa/picture alliance

“Ligji DSA kërkon nga platformat e mëdha online si rrjetet sociale të njohura që… të ndryshojnë algoritmet dhe dizajnin e platformës për të zbutur rreziqet sistemike, përfshirë ato për të miturit,” tha Richter. “Ligji i BE-së gjithashtu kërkon që ata të ndajnë të dhëna me studiuesit për të lejuar kërkime të pavarura mbi rreziqet.

“Në praktikë, kjo nuk ka ndodhur në mënyrë sinjifikative. Prandaj propozimet për rregullore më të rrepta, duke përfshirë ndalimet e mediave sociale, kanë fituar më shumë mbështetje,” shtoi ai.

Musk është përpjekur t’i paraqesë rregulloret evropiane për krijimin e hapësirave të sigurta online si një mashtrim për të penguar lirinë e shprehjes online. Damie tha, se ka ardhur koha që vendet e BE-së “të investojnë së bashku në alternativa evropiane” për platformat sociale jo-evropiane. “Ne jemi peng i kompanive të mëdha amerikane,” tha ai. Realiteti është “ose me ato ose s’ka jetë digjitale,” tha ai. Kjo ide po diskutohet mes ekspertëve me shpresën se një platformë evropiane do t’i përmbushte më mirë rregulloret dhe vlerat e BE-së./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Fëmijët Rrjetet sociale

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.