Subscribe

Për herë të parë në Panairin e Lajpcigut Shqipëria prezantoi autorët shqiptarë në një stendë të dedikuar për ta.

 

Tre shkrimtarët e përzgjedhur kanë botuar më herët në gjuhë të huaj. Secili prej tyre në stendën e Shqipërisë, rrëfeu temat e krijimtarisë së tij. Gazmend Kapllani, Thanas Medi e Manjola Nasi i janë bashkuar stafit të Ministrisë së Kulturës, në këtë panair.

 

 “Letërsia më çoi tek liria dhe jo e kundërta”, është shprehja e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. Letërsia është e vetmja hapësirë ku njerëzit e kulturave dhe kombësive të ndryshme i bashkon bashkë thelbi njerëzor, thelbi që na bën të lirë, është vendi i lirisë së brendshme te secilit prej nesh, pavarësisht vendit ku jemi rritur: të madh a të vogël, të hapur apo të mbyllur, gjuhës që flasim: të lashtë apo të re, shumë apo pak të lëvruar, kulturës së cilës i përkasim, dhënëse apo pritëse. Ndaj nuk mund të kishte urë më të mirë lidhëse, mes nesh se letërsia.”

 

Traduki këtë vit festonte në panairin e librit në Lajpcig, 10 vjetorin e krijimit. I kthyer si një ndër rrjetet më të njohur të përkthimit që bashkon letërsinë dhe kulturën e vendeve të ndryshme të Europës, traduki mundësoi këtë vit që Shqipëria të përfaqësohej këtë vit në Lajpcig me tre autorë dhe logon e saj.

 

Panairi i librit në Lajpcig është një ndër eventet më të mëdha në botë ku kryefjalë është libri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *