Ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore falas për fëmijët shqiptarë në diasporë për vitin shkollor 2026–2027. Mbi 5.800 paketa me rreth 17 mijë tekste do të dërgohen në 15 shtete, ndërsa risia e këtij viti është përfshirja, për herë të parë, e nivelit të tretë të tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.
“Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kultura. Duhet të theksojmë që shpërndahnen falas. Fakti që ne shkojmë te niveli i tretë do të thotë që ka një kërkesë në rritje”, tha ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se do të zgjerohet edhe mbështetja financiare për mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, për të shtuar numrin e tyre.
“Po punojmë për përgatitjemne buxhetit me qëllim të kemi numër më të lartë mësuesishqë paguhen nga qeveria shqiptare për të dhënë mësim në diasporë
Ne po përgatisim buxhetin të shtojmë numrin e mësuesve të cilët marrin shpërblim duke e shtrirë aë edhe në itali ku kemi kolegë të cilët e knanë bërë me passion e vulnetarizëm por me të drejtë duhet ti mbështesi në vijim”, tha Kumbaro.
Procesi i shpërndarjes do të mbulojë të gjitha vendet ku ka mësim të gjuhes shqipe, për fëmijët që jetojnë jashtë dhe ndjekin mësimin plotësues në diasporë.





