Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

“Rama zbrazi fondin e emergjencës”, Berisha: Dhënia 4 mln...

Fushatë për sabotimin e biznesit, ekspertët: Thirrjet për bojkot...

Beteja Meta-Kryemadhi me SPAK, ish bashkëshortët kundërshtojnë akuzat e...

Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari...

31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e...

Burri vret gruan në Shkodër

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin...

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti...

PS- PD, pa konsensus në Strasburg, Balla fton eurodeputetët...

Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet nuk vendosen...

31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë

9 Korrik 13:39

Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet përfundimtare të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Tabaku, njëherazi nënkryetare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, e cilësoi votimin e eurodeputetëve si një konfirmim të shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga opozita mbi gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri.

Sipas saj, amendamentet e miratuara tregojnë se procesi i integrimit europian është përdorur nga qeveria si mbulesë për miratimin e ligjeve që favorizojnë një pakicë të privilegjuar, në vend që të shërbejë për ndërtimin e standardeve europiane dhe demokratizimin e vendit.

“Integrimi është trajtuar si noter i zullumeve të pushtetit, jo si instrument për demokratizimin e vendit”, shkruan Tabaku.

Deputetja e PD-së nënvizon se rekomandimet evidentojnë shkrirjen e partisë me shtetin, përdorimin politik të administratës dhe institucioneve, keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve dhe kthimin e administratës publike në një makineri elektorale në funksion të pushtetit.

Një tjetër çështje e rëndësishme e përfshirë në amendamentet e opozitës lidhet me mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe ndalimin e çdo ndërhyrjeje politike ndaj drejtësisë.

Tabaku thekson se SPAK është vendosur vazhdimisht në shënjestër sa herë hetimet kanë prekur njerëz të lidhur me pushtetin, ndërsa institucionet janë përdorur për të mbrojtur politikisht të hetuarit dhe për të penguar veprimin e drejtësisë.

Në reagimin e saj, ajo ndalet edhe te çështja e pronës, duke deklaruar se dosjet e fundit të SPAK-ut për krimin e organizuar kanë treguar se prona publike dhe private është trajtuar si plaçkë për t’u shpërndarë te klientët e qeverisë dhe grupet kriminale.

Ndërkohë, sipas saj, pronarët e ligjshëm vazhdojnë të sorollaten në dyert e administratës, pa marrë as pronën dhe as drejtësinë që u takon.

Tabaku deklaron se edhe prokurimet publike janë kthyer në një mekanizëm shpërblimi për njerëzit dhe kompanitë që i shërbejnë sistemit të pushtetit, duke dëmtuar konkurrencën dhe ekonominë e tregut.

Një nga pikat kryesore të amendamenteve të miratuara është kërkesa për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.

Tabaku kujton se Partia Demokratike ka kërkuar prej më shumë se tre vitesh shfuqizimin e këtij ligji dhe se opozita ka depozituar sërish në Kuvend një nismë konkrete ligjore.

“Ky ligj nuk solli zhvillim. Ai krijoi privilegje, përqendroi pasuritë publike dhe private në duart e një pakice dhe e ktheu shtetin në ndërmjetës të interesave klienteliste”, shprehet deputetja demokrate.

Sipas Tabakut, votimi i 31 amendamenteve nga eurodeputetët përbën një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë shqiptare se Bashkimi Europian nuk pranon reforma vetëm në letër dhe as një proces integrimi të ndërtuar mbi propagandë.

“Europa kërkon shtet ligjor, konkurrencë, pronë të mbrojtur, drejtësi të pavarur dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve”, thekson ajo.

Në përfundim, Tabaku deklaron se Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem që punon për një pakicë të privilegjuar, por për një shtet që mbron interesin e shumicës së qytetarëve.

Posted Under:
Politike

Nga e njëjta kategori

“Rama zbrazi fondin e emergjencës”, Berisha: Dhënia 4 mln euro për një koncert, një nga aktet më të rënda

më shumë...

Beteja Meta-Kryemadhi me SPAK, ish bashkëshortët kundërshtojnë akuzat e prokurorisë

më shumë...

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin e telefonit: S’mund të bënin kontrolle në banesën time kur isha deputete

më shumë...

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:00

“Rama zbrazi fondin e emergjencës”, Berisha: Dhënia...

2:57

Fushatë për sabotimin e biznesit, ekspertët: Thirrjet...

2:56

Zjarr në fshatin Babicë të Vlorës, flakër...

2:52

Beteja Meta-Kryemadhi me SPAK, ish bashkëshortët kundërshtojnë...

2:45

Interes për Muzeun e Artit Mesjetar në...

2:09

Publikimi i videos së dhunës në Fier,...

2:09

Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon...

1:59

Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është...

1:53

Deputetët e Maqedonisë së Veriut nuk u...

1:47

Policia e Shtetit nis hetimet për review...

1:39

31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin...

1:32

Burri vret gruan në Shkodër

1:26

Kjo është arsyeja përse dobësohemi më shpesh...

1:17

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK...

12:56

U kap me armë, fishekë, granata dhe...

12:48

Aksion në Tale të Lezhës, konfiskohen dhjetëra...

12:34

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të...

12:28

PS- PD, pa konsensus në Strasburg, Balla...

12:18

Zjarr në Lundre të Ulzës, zjarrfikësit prej...

12:11

Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshoh...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.