Takimi i Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Strasburg, pa konsensus mes deputetëve socialist dhe demokratë.
Opozita propozoi rreth 30 amendamente të cilat u refuzuan nga mmazhoranca; ndaj në fund të takimit nuk u miratua deklarata e përbashkët.
Opozita shpjegoi qëndrimin e saj duke theksuar se “integrimi nuk mund të ndërtohet mbi propagandë apo deklarata politike por vetëm mbi reforma reale dhe të prekshme për qytetarët shqiatrë.”
Edhe gjatë ditës së dytë të punimeve të komitetit, përfaqësues të grupit të të gjelbërve në parlamentin europian ngritën shqetësimin për projektin në Zvërnec. Por në emër të mazhorancës qeverisesë taulant balla sqaroi se ende nuk ka project konkret, duke garantuar se cdo standart I be do të zbatohet.
“Ne garantojmë të gjithë parlamentin europian se gjithcka që është vendosur në rezolutë do të zbatohet. Por është e rëndësishme të kuptohet se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk shkojnë kundër njëra tjetrës. Ne duam të zhvillohemi dhe duam të ruajmë natyrën. Është pjesë e të njëjtit vision për një shqipëri më të zhvilluar e për një shqipëri më të gjelbër”, tha Balla.
Balla ftoi europarlamentarët të vijnë për një mission faktmbledhës në Shqipëri e të shohin vetë situatën në zonën e Zvërnecit.





