Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përdori fondet e buxhetit të shtetit të parashikuara për raste fatkeqësish natyre, për të mbështetur një aktivitet privat ai koncerti i Kanye Ëest. Sipas berishës, kryeministri Rama e trajton buxhetin e shtetit si llogarinë e tij personale.
“Për 4 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, kjo përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, më të papërgjegjshme. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave përdoret vetëm në emergjenca kombëtare. Por Edi Rama ka shtrirë fondin rezervë në llogarinë e tij personale”, tha Berisha.
Berisha komentoi samitin e NATO-s në Turqi duke hedhur dyshime se samiti i ardhshëm mund të mos mbahet në Tiranë.
‘E vërteta është që në samitin e mëparshëm për vitin 2027 ishte caktuar Tirana, kjo është e njohur. Por ka mbi dy muaj që qarkullojnë zëra të ndryshëm. Unë nuk mund të komentoj, as se zhvillohet, as se nuk zhvillohet. Në dokumentet e NATO-s kur përfundon një samit, informohet samiti tjetër dhe vendi, kësaj here nuk ndodhi. Sikundër nuk ndodhi konferenca e veçantë për shtyp, që e kishte njoftuar Rama”, shtoi Berisha.
Kryetari i PD Berisha dënoi ndalimin në pikën kufitare të tre deputetëve të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Sipas Berishës, ky akt dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve tona.





