E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shkodra mbulohet nga plehrat; Prefektura i lë 24 orë kohë Bashkisë për të zgjidhur problemin

Prej 48 orësh, Shkodra po përballet me një situatë kaotike në pastrimin e qytetit.

 

Reklamë

Pirgje mbeturinash shfaqen në të gjitha rrugët e kryeqendrës së veriut.

 

Reklamë

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni shpjegoi për Vizion Plus se i kishte kërkuar bashkisë që të marrë masa të menjëhershme.

 

MAJLINDA ANGONI

PREFEKTE E SHKODRES

 

Sipas informimit të nënkryetarit të bashkisë, jemi përpara një fakti që kontrata me kontraktuesin e parë sapo ka përfunduar dhe jemi në procedurë për kontraktuesin e dytë të këtij shërbimi.

 

Në këtë situatë të paprecedentë, Bashkisë së Shkodrës i është lënë afat 24 ore për zgjidhjen e problemit, e cila vjen ne kulmin e sezonit turistik.

 

Ndërsa bashkia e Shkodrës pranon se shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i kontratës me firmën e pastrimit, ndërsa pritet zgjidhja deri në lidhjen e një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Më shumë video

Reklamë