Policia e Durrësit arrestoi mëngjesin e kësaj të enjteje tre persona. Ata akuzohen për shpërndarje të heroinës dhe kokainës në qytet.

 

Të prangosurit janë organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e e shpërndarësit të drogës. Shtetasit D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç kanë qenë të dënuar më parë për mokallëzim krimi.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *