Një bandë shqiptaro-marokene është shkatërruar nga policia italiane gjatë orëve të para të kësaj të mërkure. Në shumë se 50 persona mes tyre edhe shumë shqiptarë janë vënë në pranga. Policia ka gjetur dhe sekuestruar rreth një ton hashash, si dhe 37 mijë euro kesh. Ende nuk dihet numri i shqiptarëve të arrestuar e as identiteti i tyre. Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në pjesën veriore të Italisë, kryesisht në Milano, Bolonja dhe Lece. Anëtarët e bandës akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim të prostitucionit. Te arrestuarit dyshohet se menaxhonin trafikun e drogës, hashashit dhe kokainës nga Maroku drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *