Shkalla e riprodhimit të koronavirusit është rritur ndjeshëm në Gjermani. Sipas Institutit Robert Koch, kjo shifër qëndron në nivelin 2.88.

Një numër 1 ose më shumë do të thotë se një person i infektuar me koronavirus infekton mesatarisht edhe një person tjetër.  

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se vendi duhet të mbajë shkallën e riprodhimit të virusit nën 1 dhe se një rritje e normës mund të rikthejë kufizimet.

Kjo rritje i atribuohet shpërthimit të virusit në një fabrikë të përpunimit të mishit në qytetin Gutersloh.

Tani ka të paktën 1.331 raste pozitive në fabrikë, thanë autoritetet e qytetit të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *