Ndërkohe, edhe kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë Dibër Sherefedin Shehu, e ka justifikuar humbjen me presionin qe sipas tij është ushtruar mbi votuesit. Ne nje letër publike, shehu falenderon te gjithë ata qe e përkrahen ne fushate dhe qe i dhanë votën ne 11 shtator. Ai vëren se shume njerëz u përballen me gardianët e hashashit, që sipas tij kanë kërcënuar në mënyrë sistematike votuesit. Shehu shkruan me tej se varfëria që u thellua në këto tre vjet, e rriti tundimin e më të varfërve, për ta shitur votën, sepse kjo është filozofia e Edi Ramës: sa me i varfër populli, aq më e lire vota. Sherefedin Shehu mendon se historia e ka treguar se demokratët rikthehen gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që janë bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *