Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

 

Lajmërimin e dha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në “Tëitter”.

 

“Aktet e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë po shpall publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”

 

Më herët SHBA-të kanë shpallur “non grata” edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ish-deputetin e kreun e PSD-së, Tom Doshin dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *