Subscribe

Një cikël koncertesh nisin në Akademinë e Arteve. Kryefjala është vepra e Tonin Harapit.

 

Këto tinguj do të vijnë në interpretimin e studentëve më të mirë të Universitetit të Arteve, por si gjithnjë nën kujdesin dhe dirigjimin e pedagogëve të Fakultetit të Muzikës.

 

Koncerti i parë nis me kuartetin e harqeve dhe Rapsodinë e parë për piano nga Tonin Harapi, mbrëmjen e kësaj të hëne në sallën e koncerteve, për të vijuar më pas me korin e zërat më të mirë të këtij fakulteti.

 

Për studentët, edhe pse nuk është koncerti i parë që japin në këtë sallë, përgjegjësia është e madhe.

 

Koncertet në nderim kompozitorit Tonin Harapi, nisin mbrëmjen e së hënës në Akademinë e Arteve, për t’u përmbyllur në 5 prill me dirigjentin Glen Cortese që mbërrin në Tiranë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar special.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *