Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 December 2025
Vizion fokus

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali...

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më në fund...

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu dhe Noka...

Opozita shkakton kaos në Kuvend, Balla: Zot fali se...

Flakadanë e kaos në Kuvend, betohet mes tensionit Avokati...

Tensione dhe përplasje të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë vendet e...

BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet vendimin: Presidentja...

Rama niset drejt Hagës, pritet të takohet me Hashim...

“21 janari”, Ilir Meta dëshmon sot në SPAK

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor 21:40

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoqiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive hapësinore.

“Ato janë bërë themel i industrisë moderne dhe i transformimit digjital dhe hapin hapësirë për zgjidhje që kanë rëndësi afatgjatë shoqërore dhe ekonomike”, tha Glamoqiç në Beograd, në seminarin e parë kinezo-serb kushtuar teknologjive hapësinore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, zbatimi i tyre në industri dhe bujqësi mund të përmirësojë sigurinë ushqimore, do të kontribuojë në përdorimin racional të burimeve dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.

Ministria njoftoi se në këtë takim në Beograd u mbajt ceremonia e hapjes së Qendrës së Përbashkët të Inovacionit për teknologjitë ajrore dhe hapësinore kinezo-serbe.

“Vëzhgimi satelitor, bujqësia precize, sistemet e avancuara për parashikimin e rreziqeve klimatike dhe platformat digjitale për mbështetjen e prodhuesve do ta avancojnë prodhimin bujqësor vendor”, tha Glamoqiç.

Ai shtoi se Serbia disponon kuadro cilësore profesionale, institucione kërkimore dhe bazë bujqësore, ndërsa Kina ka zgjidhje teknologjike të avancuara dhe përvojë në zbatim.

Në këtë takim marrin pjesë ekspertë të Institutit Politeknik të Harbinit nga Çongqingi në Kinë, i cili merret me kërkime në fushën e teknologjive hapësinore.

Vizita e Ministrisë kineze të Sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi më 17 dhjetor se në vizitë në Beograd ndodhet një delegacion i Qendrës Mediatike të Ministrisë kineze të Sigurisë Publike, me qëllim, siç thuhet, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në komunikimin me publikun.

“Sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë komunikim të shpejtë dhe efikas me publikun”, deklaroi ministri i Brendshëm serb, Ivica Daqiç.

Po ashtu thuhet se në takim u vlerësua se bisedimet për marrëdhëniet me publikun mes ministrive të Serbisë dhe Kinës përbëjnë nxitje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet MPB-së së Serbisë dhe Ministrisë kineze.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga viti 2012, por njëkohësisht, që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Aleksandar Vuqiçit po atë vit, ka zhvilluar bashkëpunim të fortë me Kinën.

Për këtë arsye, Brukseli e ka paralajmëruar disa herë Serbinë se duhet ta harmonizojë politikën e jashtme me atë evropiane.

Serbia dhe Kina kanë marrëveshje për bashkëpunim strategjik dhe tregti të lirë. Gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping, në Beograd në maj 2024, Beogradi dhe Pekini nënshkruan 28 marrëveshje dypalëshe, ndër to edhe marrëveshjen për ekstradim dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mediave.

Kina, pas BE-së, me 698 milionë euro, është investitorja e dytë më e madhe në ekonominë serbe, sipas të dhënat e Bankës Popullore të Serbisë për vitin 2024. Kompanitë kineze janë pronare të Hekurudhës në Smederevë dhe të ish-Kombinatit Miniero-Metalurgjik Bor në lindje të Serbisë. Në rritje është edhe shkëmbimi tregtar, i cili në dhjetë muajt e parë të vitit 2024 arriti në 5.7 miliardë euro. Eksporti i mallrave nga Serbia në Kinë është tri herë më i vogël.

Serbia, e cila zyrtarisht është ushtarakisht neutrale, dhe Kina kanë bashkëpunim të theksuar ushtarak.

Dronët kinezë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore (MKA/PVO) përdoren nga Ushtria e Serbisë. Të dhënat doganore për vitin 2024 dhe gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se industria vendore serbe e mbrojtjes ka importuar nga Kina mallra në vlerë rreth 240 milionë euro. Serbia është vendi i parë evropian që ka blerë sistemet kineze të MKA-së FK-3 dhe HQ-17, si dhe dronët CH-92 dhe CH-95.

Në një debat për Ballkanin Perëndimor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, më 3 dhjetor, u vlerësua se Kina po kontribuon në destabilizimin e vendeve të rajonit. Republikani Keith Self tha se Kina po e përdor ndikimin e saj “duke dërguar armë në Serbi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, gjatë dekadës së fundit ka vizituar Pekinin disa herë. Pesë ditë më parë ai njoftoi se po përgatitet një vizitë e re e tij në Kinë.

“Kam qenë shumë herë atje, por ato ishin vizita pune. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha ai.

Më herët, më 4 shtator, me ftesë të presidentit kinez, Vuqiç mori pjesë në Pekin në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kina Serbia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit, ndërpritet sinjali i Kuvendit

më shumë...

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën qeverinë, shembull si vritet tjetri për pak pushtet

më shumë...

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu dhe Noka përjashtohen nga seanca

më shumë...

U godit me thikë në fyt, reagimi prekës i vëllait të 23-vjeçarit shqiptar në Itali: Dhe jetën për mua, do jetoj për të vënë drejtësi për ty

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Zenith Travel

Minute pas minute

11:06

Opozita i vë zjarrin fibrave të transmetimit,...

10:52

Tensionet e opozitës në Kuvend, Braçe: Më...

10:50

Demokratët rrëzojnë karrigen e Belinda Ballukut, Balliu...

10:38

Opozita shkakton kaos në Kuvend, Balla: Zot...

10:37

Flakadanë e kaos në Kuvend, betohet mes...

10:32

Tensione dhe përplasje të ashpra mes opozitës...

10:11

Tensione në Kuvend, deputetët e PD zënë...

10:03

U godit me thikë në fyt, reagimi...

9:53

BE i zhbllokoi fondet Kosovës, Rama përshëndet...

9:50

Rama niset drejt Hagës, pritet të takohet...

9:38

“21 janari”, Ilir Meta dëshmon sot në...

9:36

Aksident në aksin Fier–Grecalli, makina përplaset me...

9:26

Gjarpërinjtë blu helmues kthehen në trend në...

9:13

“Do kryeni shpenzime të pamenduara”, parashikimi i...

8:38

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi...

8:20

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit...

10:44

Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza,...

10:22

E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i...

10:19

Moti i ftohtë në Kanada, banorët bëjnë...

9:40

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën...

Më të klikuarat

  • Po vjen nata më e gjatë e vitit! Ja data dhe çfarë simbolizo...
  • E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në...
  • E akuzuan se ka takuar Suel Çelën, Salianji i përgjigjet Ber...
  • “Takimi i Salianjit u organizua nga Suel Çela”, ish deputeti...
  • Plagosje me armë zjarri në Mamurras
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.