E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

E rëndë në Itali! Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën në portin e Triestes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku shoferi i një kamioni ka humbur jetën.

Viktima është një shqiptar, i moshës rreth 60 vjeç. Ai ndodhej në Trieste për punë sipas autoriteteve të vendit fqinj.

Reklamë

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, u sëmur gjatë kryerjes së operacioneve rutinë në portin e Legnami. Teknikët e portit i kthyen disa dokumente dhe pasi e kontrolluan më pas, e gjetën tashmë pa ndjenja në automjet.

Në këtë moment filluan përpjekjet për ta nxjerrë nga automjeti, ku kishte qenë i ulur kur u sëmur, shkruajnë mediat italiane.

Reklamë

I intubuar dhe i stabilizuar, shtetasi shqiptar u transportua në dhomën e urgjencës së spitalit të Triestes, ku vdiq menjëherë pas kësaj. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të panjohura dhe priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë