E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek. Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperatura minimale do të shënohet në Peshkopi 11 gradë celcius, ndërsa ajo maksimale në Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë, 19 gradë celcius.

Vazhdo të lexosh

Reklamë