“Takimi i Salianjit u organizua nga Suel Çela”, ish deputeti i PD “rrëzon” Berishën: Keni rënë në gjum letargjik, demokratët të pakënaqur

Ish deputeti i Partisë Deokratike Qani Xhafa ka “rrëzuar” Sali Berishën, pas deklaratave të këtij të fundit se takimi i Ervin Salianjit në Elbasan u organizua nga Suel Çela.
Në një postim në rrjetin social, ish deputeti, i cili ishte pjesëmarrës në këtë takim, ka deklaruar se ka shkuar me vullnetin e tij dhe se nuk është detyruar nga askush.
Shumë demokratë kanë mbetur të pakënaqur dhe me ankesa pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 shtoi deputeti, teksa thekson se PD ka rënë në gjum letargjik.
Reagimi i plotë i ish deputetit:
Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik, duke bere me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike!
Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë!
Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim, të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë!
Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD!
Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës!
Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie!
Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë!
Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!/vizionplus.tv




