E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT, i ke shtrirë në korridor! Paca: Ka pasur investime si kurrë më parë

Gjendja e shëndetësisë dhe prioritetet e investimeve në vend u bënë pjesë e një përplasjeje mes socialistit Ermal Pacës dhe gazetarit Ardit Hoxhës në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus.

Paca u shpreh se shëndetësia ka nevojë për më shumë investime, por sipas tij duhet parë edhe rëndësia e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Reklamë

Ndërkohë, Hoxha kundërshtoi duke u shprehur se qytetarët përballen ende me probleme konkrete në spitale, duke sjellë si shembull pacientët që marrin shërbim në korridoret e urgjencave.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Paca:  A ka nevojë shëndetësia për më shumë? Patjetër që ka nevojë, por ama që të shkojmë te ajo duhet të kthehemi te kjo tjetra. E para, a ka nevojë imazhi i Shqipërisë që mos të prishet në sytë e botës? Kishim 25.000 veta. Ato 4.2 milion euro u dhanë ata, u dhanë ata protestuan.

Hoxha: Për ca të më intereson imazhi mua kur unë kam njerëz rrugëve të spitalit, korridorëve të spitalit? Tani flasim pak me këmbë në tokë.A ikim tani tek urgjenca e QSUT-së? Dhe nëse aty nuk ke njerëz që mjekohen në korridore…

Paca:  Kurrë më përpara në këtë shtet nuk ka pasur një shërbim të tillë urgjence siç është sot. Kurrë nuk ka pasur investime të tilla sikur ka pasur sot.

Hoxha: Atë që po thua ti, unë nuk ta kundërshtoj. Unë po them këtë gjë, standartja është që njerëzit janë duke marrë mjekim në korridor.

Paca:  Po mos merr raste individuale, mos merr raste… mund të ketë, mund të ndodhin. Ka nevojë për përmirësim? Patjetër që ka nevojë. Ka nevojë për më shumë investim? Patjetër.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë