E premte, 20 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza, plagosen 10 persona

Ushtria izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke plagosur të paktën 10 persona, sipas autoriteteve shëndetësore lokale.

Incidenti ka ndodhur mbi vijën e armëpushimit të njohur si “Vija e Verdhë”, e cila ndan zonat e kontrolluara nga Izraeli nga pjesa tjetër e territorit.

Drejtori i Spitalit Al-Ahli, Fadel Naeem, konfirmoi se mes të plagosurve ka edhe raste kritike. Ushtria izraelite deklaroi se predha kishte devijuar nga objektivi i synuar, pa dhënë detaje mbi operacionin apo vendndodhjen e trupave.

Ky nuk është rasti i parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor, ku zjarri izraelit ka shkaktuar viktima palestineze jashtë “Vijës së Verdhë”.

Autoritetet palestineze raportojnë mbi 370 të vdekur nga sulmet izraelite që prej fillimit të armëpushimit, ndërsa Izraeli thotë se shumica kanë qenë militantë të Hamasit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë