Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të amrtë në Mamurras. Ngjarja ka ndopdhur në lagjen Zef Hoti në Mamurras, ku një person është plagosur me armë zjarri në dorë.
I plagosuri është nisur me ugjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe :
Njoftimi:
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.






