Policia e Tiranës arrestoi dy persona, pjesë e një grupi kriminal që shiste armë.
Në pranga ranë Bledar Jella, 29 vjeç dhe Xhemal Shehi, 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Lexo edhe :
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se dy të arrestuarit prej disa kohësh ishin të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit. Ata kryesisht shisnin armët në Kamëz por edhe te grupet e tjera kriminale në Tiranë.
Policia ka arritur që të dokumentojë dy episode të shitjes të pistoletave. Armët shiteshin nga 2000 euro deri në 3000 euro. Pistoletat ishin modele të reja, të futura ilegalisht në vendin tonë përmes Kosovës. Të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal për viedhje.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.
Ndërsa u shpall në kërkim edhe një 29 vjeçar, banues në Kamëz.






