Që prej orëve të para të mëngjesit, serbët janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit, duke protestuar e duke kërkuar swrish tërheqjen e forcave speciale, si dhe largimin e kryetareve të rinj.

 

Tubuesit shpalosën gjithashtu një flamur të madh të Serbisë.

 

 

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it vendoswn tela me gjemba rreth komunës, ndërsa u mbështeten edhe nga trupat e policisë së Kosovës.

 

Ndërkohë nga Bratislava, presidenti Francez, Emmanuel Macron bëri përgjegjeëse qeverinw e Kosovës dhe kryeministrin Kurti për tensionet e ditëve të fundit.

 

EMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

“Është shumë e qartë se autoritetet kosovare mbajnë përgjegjësi për situatën aktuale e trazirat që janë rritur ndjeshëm dhe ka mosrespektim të marrëveshjes së rëndësishme që u arrit vetëm disa javë më parë. Shpresoj ti shoh liderët e të dy vendeve të enjten këtu në kryeqytetin slovak.”

 

Ky qëndrimi presidentit francez është në bashkërendim me deklaratat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera të QUINT-it, të cilat bënë qeverinë e Kosovës fajtore për nisjen e tensioneve.

 

Një reagim për situatën, ka ardhur këtë të enjte edhe nga zëdhënësi i kremlinit, Dimitry Peskov:

 

“Ne mbështesim absolutisht dhe pa kushte Serbinë dhe serbët. Ne besojmë se të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të kovovës duhet të respektohen dhe sigurohen. Nuk duhet të ketë vedn për veprime provokuese dhe cënim të tyre. Ne po vëzhgojmë me shumë vëmendje se sip o zhvillohet situata dhe jemi të shqetësuar.

 

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, vizitoi sot garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *