Subscribe

Në vijim të operacioneve për sekuestrimin e lëndëve plasëse  është bërë i mundur sekuestrimi i 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarreve në Vlorë dhe në Tiranë.

 

Informacionet bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur kontrollimi i 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

 

Sipas policisë në Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese, ndërsa në Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

 

Për këto raste materialet në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *