Arabia Saudite ka ndërmarrë hapin e parë kundër Iranit që pas sulmit ndaj rafnerive të naftës më 14 shtator. Princi i kurorës Mohammed Bin Salman, ka paralajmëruar se do të rrisë çmimin e naftës me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Teheranin.

 

Në një intervistë për mediat amerikane, Mohammed Bin Salman gjithashtu tha se një lutë mes Arabisë Saudite dhe Iranit, do të shkatërronte ekonominë globale.

 

“Nëse bota nuk ndërmerr një veprim të fortë dhe të vendosur për të penguar Iranin, ne do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore. Furnizimi me naftë do të ndërpritet dhe çmimet e naftës do të rriten në një shifër të paimagjinueshme që nuk e kemi parë në kohërat tona. Sot ne hapim të gjitha nismat për një zgjidhje politike në Jemen. Shpresojmë që kjo të ndodhë sot e jo nesër.”

 

Irani ka mohuar ço përfshirje në sulmin me dronë ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite që çoi në dëmtimin e rreth 5% të furnizimit global të naftës. Sulmi është reflektuar menjëherë në rritjen e çmimit të naftës.

 

Arabia Saudite ka njoftuar se 18 drone dhe shtatë raketa sulmuan dy rafinerite më 14 shtator. Rebelët e Jemenit të mbështetur nga Irani, rivali kryesor i Arabisë Saudite, morën përsipër sulmin, por princi I kurorës është I bindur se pas tyre qëndron Teherani. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar regjimin Iranian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *