Subscribe

Drejtori Ekzekutiv i EMA, Gledis Gjipali, në një lidhje direkte me gazetarin e Vizion Plus, Aleksandër Furrxhi, në edicionin qendror të lajmeve foli lidhur me mesazhet e samitit të mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrjen e presidentit ukrainas, Volodmymyr Zelensky.

Çfarë duhet nënvizuar nga ky takim dhe cila është domethënia e pranisë së Zelensky në një takim të nivelit BE-BP në Tiranë?

Lexo edhe :

Related Posts

“Më e rëndësishmja do të thoja është fakti që bëhet në Tiranë edhe kjo është shumë positive sepse edhe njëherë vendos Tiranën në hartën e kryeqyteteve të rëndësishme në Europë, ku diskutohen, trajtohen ccështjet më të rëndësishme në Europë dhe më tej, për vetë faktin që kemi dhe vende joanëtare si Ukraina dhe kjo bën që të ketë një rritje më të lartë të profilit të Shqipërisë në këtë kuadër. Për çështjen e Ukrainës që është mbledhur edhe ky samit ka të bëjë me përgatitjen e vendeve të kontribuojnë në mbështetjen e Ukrainës, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ku pritet që konflikti të vazhdojë”, tha ai.

Në deklaratën përfundimtare është gjetur një artificë diplomatike duke mos përmendur me emër shtetet pjesëmarrëse në samit, por kryetarët e shteteve, duket se është bërë një kompromis për të evituar përmendjen e emrit të Kosovës. Kjo ishte një arritje, tërheqje apo një kompromis diplomatik?

“Mendoj që është një kompromis diplomatik normal në një situatë të tillë, ku fokusi është Ukraina dhe vuajtjet që ky shtet e ky popull ka prej dy vitesh tanimë nga agresioni rus edhe nuk është vendi për të fituar terren secili vend sipas problematikave që ka në rajonin tonë. Mendoj se ishte kompromisi i duhur për të mbajtur fokusin tek çështja kryesore dhe diskutimi kryesor për të cilën realizohej ky samit”, tha ai.

Ishte një samit për Ukrainën, por në deklaratë nuk përmenden sanksione për Rusinë, që lë të kuptohet që kjo ka sjellë nënshkrimin nga ana e Vuçiç, pasi dihet se Serbia zyrtarisht nuk i përkrah sanksionet ndaj Rusisë. Kemi të bëjmë me një kompromis?

“Po, sigurisht, sepse në raste të tilla nuk mund të pretendohet të arrihet gjithçka. Siç e dimë, Serbia ka një presion të madh nga BE dhe SHBA për vendosjen e sanksioneve, për të unifikuar politikën e saj në linjën tashmë edhe të sigurisë me atë të BE dhe përsëri nuk ishte këtu vendi për të shtuar presionin ndaj Serbisë. Por, e rëndësishme ishte të arrihej dakordësi për mbështetjen e Ukrainës dhe ky është një hap i rëndësishëm”, shtoi ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *