Zbatimi i reformës në drejtësi është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave, por ai pasohet edhe nga kërkesa të tjera të Brukselit.

 

Më e fundit ishte ajo e shkruar në raportin e raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flekenshtajn. Ai i bëri thirrje opozitës ti japë fund bojkotit si dhe kërkoi miratimin e reformës elektorale.

 

Përmes edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me qëndrimin e tyre në këtë raport por edhe për çështje të tjera të ditës.

 

Në fjalën e tij deputeti demokrat është shprehur se bojkoti në parlament është një çështje e stisur nga mazhoranca.

 

“Çështja e bojkotit të parlamentit është një çështje e stisur nga ana e mazhoranca e propozuar nga mazhoranca dhe nuk besoj se sot shqetësimi real i për qytetarët është nëse shkojmë apo jo ne në parlament, por cilësia e ligjeve që dalin nga parlamenti, dhe zbatueshmëria e tij që del nga parlamenti dhe zbatimi që gjen në institucione. Marrëdhënia jonë e kushtëzuar me parlamentin nëse mund ta quajmë të tillë është me votimin e projektligjit, amendimit tonë kushtetues për vetingun e politikanëve, nëse bëhet vettingu i politikanëve që ditën që kalon”.

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetit Salianji të dhënë për ediaionin qendror të lajmeve në Vizion Plus:

 

 

Zoti Salianji, Parlamenti Europian i kërkoi në mënyre të qartë opozitës t’i japë fund bojkotit e të kthehet në Parlament. Deri më sot nuk ka patur një reagim ndaj këtij apeli. A ka një përgjigje opozita për këtë kërkesë?

 

Ne nuk jemi në një qëndrim bojkotues ndaj parlamentit ne jemi në një qëndrim ku kemi paraqitur edhe amendim kushtetues në Parlament, një qëndrim propozues ndaj të gjithë nismave parlamentare ashtu siç dhe jemi të votuar në fakt. Çështja e bojkotit të parlamentit është një çështje e stisur nga ana e mazhoranca e propozuar nga mazhoranca dhe nuk besoj se sot shqetësimi real i për qytetarët është nëse shkojmë apo jo ne në parlament, por cilësia e ligjeve që dalin nga parlamenti, dhe zbatueshmëria e tij që del nga parlamenti dhe zbatimi që gjen në institucione. Marrëdhënia jonë e kushtëzuar me parlamentin nëse mund ta quajmë të tillë është me votimin e projektligjit, amendimit tonë kushtetues për vetingun e politikanëve, nëse bëhet vettingu i politikanëve që ditën që kalon. Përveçse jemi sovran me qëndrime tona është një qëndrim që është i tejkaluar pasi ne presim dhe kemi propozim konkret për të shkuar më një parlament, i cili nuk e dimë nëse kemi ulur ngjitur me ne një bandit apo kriminel i cili ka ardhur aty për shkak të votave dhe mbështjetjes së qytetarëve.

 

Kemi reformën elektorale e cila do të duhet që të mbyllet deri në fund të dhjetorit, në mënyrë që të ketë zbatim të plotë dhe të efekshëm në qershor. Çfarë do të ndodhë nëse ju nuk ktheheni në Parlament?

Në vazhdimësinë time bashkëkryetari që është i komisionit të reformës zgjedhore i propozuar nga PD-ja bashkë me atë të PS janë duke punuar për pika të rëndësishme të kodit zgjedhor, për ndryshime. Çështja së pari është që duhen dakordësuar të bihet dakord se duhet të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj duhet të votohet. Pika jonë kryesore e propozuar është vettingu i politikanëve dhe nuk besoj se ka qytetarë shqiptarë sot që nuk do që politikaneve cilit do ti kontrollohet pasuria, integriteti dhe lidhjet me krimin.

 

Ditët e fundit opozita është përqendruar tek protesta e banorëve të Unazës së Re. Përtej qëndrimit tuaj pro atyre familjeve, përse nuk i jeni drejtuar prokurorisë për shkeljet që pretendoni se janë kryer në tender?

Ne Prokurorisë i jemi drejtuar me shumë kallzime penale por që ajo nuk është vendosur në lëvizje, por mjafton se në rastet e denoncimit publik të deputetevë, unë jam në një proces në prokurori. Pra prokuroria kurdo mund të na thërrasë sepse i shërben indicia publike për rastin. Këtu është një çështje ku bëhet fjalë për denoncimin që ne kemi bërë për një shumë 40 milionë eurosh  në  një kompani të sekuestruar në një kompani pa garë, që nuk mund të ndodhë që të merren paratë publike në një kompani ofshore në parajsa fiskale, sepse këto mund të jenë para që mund të kalojnë direkt në llogari të Edi Ramës dhe nuk i di askush. Ky është diskutimi që prokuroria duhet të bëjë.

 

Shumë qytetarë sot kanë frike se ndoshta përmes planeve të reja rregulluese radha mund tju bjere dhe aty që tju prishen shtëpitë edhe mund të kenë komplikacione me shpronsimet dhe me çështjet e tjera. A nuk do të ishte me ë mira që të kishit një propozim të përbashkët një kompromis që të ketë një amendim ligjor apo afatgjatë për qindra ndërtime të tjera që së paku të prishen me zgjatimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe më pas me punime të tjera.

 

Ne kemi propozuar ashtu siç është dhe në titullin e projektligjit një ligj që ka ardhur duke përmirësuar ligji i legalizimeve i miratuar nga PD, çështja është se në themel të tij ka legalizimin dhe pastaj urbanizimin. Ky është një amendim të thjeshtë ligjor që ne kemi propozuar, që në fillim të legalizohen pastaj çdo projekt publik ti shpronëzojë ato. Po ju them edhe një rast tjetër opër diskutim se Gjykata Evropiane  e të Drejtave të njeriut e shprehur në një rast kundër Turqisë, ku një qytetar pavarësisht se kishte ndërtuar pa leje, pavarësisht se nuk kishte asnjë dokument kryesor, atëherë gjykata tha që prevalon parimi i sigurisë juridike dhe prevalojnë disa parime të tjera, që shteti duhet ta kishte paralajmëruar, ta kishte ndaluar ta kishte paralajmëruar qytetarin për situatën, dhe pas njëfarë kohe kur ai e gëzon apo posedon shtëpinë në mënyrë të qetë shteti është i detyruar ta dëmshpërblejë.

 

Ju thoni se në një rast apo beteje juridike  mes shtetit dhe banorëve, banorët do të dalin të fituar?

 

Nuk ka diskutim, por sot ne nuk jemi në një betejë sepse shteti sot nuk ju çon asnjë shkresë që ato ti drejtohen gjykatës për të nisur procedurat por sillet si një marrëdhënie personale mes Edi Raamës dhe disa banorëve. Ndërkohë që duhet të jetë mes kryeministrit dhe shumë banorëve që kryeministri duhet të ketë ndjeshmëri.

 

Opozita ka zhvilluar një sërë betejash kohët e fundit, por prej ditësh tashmë çështje që ishin kryefjala juaj, si babalja, dhuna ndaj një vajze në Fushë-Kruje apo dhe denoncimet ndaj rivalëve politike, duket se janë lënë në heshtje. A tregon kjo një mungesë koherence në qëndrimet e PS? 

 

Kjo ka një tjetër çështje që ministri i Babales është dorëhequr, çështja ka kaluar nga krimet e Rënda në një prokuri tjetër të Tiranës ne presim përgjigje pavarësisht që spo na vijnë pavarësisht se detyrimi është 15 ditë që të na kthejnë përgjigje për të gjithë aktet e dosjes së fashikullit. Çështjet e Vangjush Dakos nuk ka një vëmendje mediatike, por PD-ja çdo ditë me nga një deputet vazhdon dhe i bën kërkesë prokurorisë për arrestimin e tij.

 

Por në fakt ska asgjë të re?

Gjërat e reja nuk ndodhin nëse nuk e arreston prokuroria, gjërat janë aty. Nëse ndodh një vrasje e reja nuk mund të jetë vrasja, por duhet të kërkosh për vrasjen e ndodhur arrestin apo jo, dhe duhet që ti shkojmë deri në fund. Ne padyshim nuk duam që të zhvendosim vëmendjen por jemi duke ndihmuar banorët e Unazës së Re, gjithë vëmendja e të gjithë qytetarëve duhet të jetë me banorët që kërkohet me zor që ti përzënë nga banesat e tyre, duke u hedhur mundin dhe djersën në lumë dhe pastaj qytetarët shqiptarë do të njihen me çdo lloj denoncimi të detajuar nga ana jonë, nuk besoj se ka pak. Çështja është se ka shumë skandale qeveria dhe ne nuk dimë kë të nxjerrim më përpara dhe jo se ka pak.

 

Ritvan Bode u propozua nga kryeministri Rama për të qenë anëtar i këshillit mbikqyrës të bankës së shqipërisë. si e shikoni ju këtë vendim të mazhorancës?

 

Nuk ka një reagim zyrtar nga PD-ja sepse cilido në jetën e vet personale apo profesionale, është e qartë që kryeminsitri thotë se ka bërë një mesazh kjo mua nuk më duket serioze, që drejtuesit e institucioneve kryesore të thërriten apo të ftohen me një mesazh. Nga ana personale nu kmë intereson fare fati i askujt që promovohet nga qeveria, më intereson fati i këtyre që dhunohen nga qeveria që janë qytetarë të zonës sëAstirit.

 

Nuk besoj se kemi të bëjmë me një promovim mos ndoshta kemi të bëjmë me një vazhdimësi të një kompromisi që në këshillin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të kemi përfaqësues nga të dyja palët. Dhe në rastin e zotit Bode kemi të bëjmë me një figurë qendrore në qeverisjet e kaluara të PD-së apo jo?

 

Kompromisi bëhet me anëtarët e grupit mbikqyrës që propozohen nga Parlamenti, ndërsa zoti Bode është një propozim drejtpërdrejtë i qeverisë. Unë nuk dua ti hyj këtij diskutimi por Arben Malaj ka qenë ish-ministri i PS, prej kohësh ka aplikuar dhe u zgjodh herën e fundit. Gjatë katërvjeçarit të parë nuk ka qenë ka qenë vetëm vitin e fundit. Anëtarët e këshillit mbikqyrës përdoren si një shpërblim i qeverisë. Nëse do të isha unë që kam marrë apo mandatuar të paktën deri më tani një nga demokratët apo mbështetësit e PD nuk do të pranoja të isha propozim i një qeveria e cila akuzohet nga të gjithë demokratët për lidhje me krimin. Një mandat i tillë nuk besoj se i shërben askujt, pavarësisht të themi përtej profesionalizmit që mund të ketë zotria në fjalë.

 

Ju përmendët pak më parë dhe parlamentin, mos prisni që ky konsensus me mazhorancën të vijë përmes kandidaturave të parlamentit?

 

Jo unë po them çfarë thotë ligji i cili i jep të drejtën opozitës për të propozuar ashtu si qeverisë. Qeveria i ka bërë propozimet e veta, mazhoranca në kuvend bën propozimet e veta opozita propozimet e veta. Pjesa tjetër e diskutimit, hajde bëjmë sikur kjo i takon, po pse nuk kalon nuk është e vërtetë. Pa diskutim që nëse z. Bode do të aplikonte apo do të ishte kandidaturë e PD-së do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer për shkak se ka qenë 8 vjet ministër i Financave, por fakti që vjen nga një propozim me sms nga Kryeministri mua më duket se nuk shkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *