Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Vrasje, pengmarrje dhe plagosje me armë! Ngjarjet që kanë tronditur vendin ditët e fundit

15 Maj 11:17

Klodjana Agaj

Disa ngjarje të rënda kanë tronditur vendin ditën e fundit, disa prej të cilave kanë rezultuar në tragjedi.

Lexo edhe :

Related Posts

Mbajti peng fëmijët, detaje të reja për ngjarjen në Durrës, 40-vjeçari i dënuar edhe në Itali
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes
VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit efektivi Novruz Cenalia, autori i vrasjes ende në arrati

Një efektiv policie mbeti i vrarë dy ditë më parë në qytetin e Fierit, teksa në Lezhë një 62-vjeçar vrau nënën e tij të moshuar.

Ndërkohë sot, policia parandaloi një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbajti peng fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç dhe qëlloi me armë zjarri.

Në Tiranë pak ditë më parë dy shtetase ukrainase u gjetën të pajeta në një shtëpi të marrë me qira.

Në Shkodër, Lezhë e Bulqizë pati gjithashtu konflikte që përfunduan në përdorimin e armëve.

Teksa sezoni turistik është hapur dhe vera po afron, vihet re se në vend ka pasur një rritje të kriminalitetit javët e fundit.

Dy ditë pas vrasjes së një efektivi në Fier, policia ende nuk e ka arrestuar autorin, teksa përballë këtyre situatave, duhet një siguri e shtuar për qytetarët dhe për ata që pritet të vizitojnë vendin tonë këtë verë.

Vrasja e policit në Fier:

Vendi u trondit dy ditë më parë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, 28-vjeçari Novruz Cenalia. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti të viktimës më 23-vjeçarin Azgan Mernica, për të kaluar rrugën me makinë.

Mernica, i shoqëruar nga nëna e tij në makinë, nxorri armën dhe e qëlloi efektivin në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ende nuk ka bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili dyshohet se fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleasit.

Ndërkohë sot, janë mbajtur homazhe për efektivin e vrarë në teatrin “Bylis” të Fierit, ku të pranishëm kanë qenë edhe ministri Taulant Ballad he drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku.

Djali vret nënën në Lezhë:

Pak orë pas ngjarjes së Fierit një tjetër rast i rëndë tronditi opinionin public, këtë herë nga Lezha.

62-vjeçari Arsen Dani vrau nënën e tij 88-vjeçare Gjylije Dani. Djali dyshohet se vuante nga problem të shëndetit mendor, teksa ngjarja ndodhi në banesën e tyre në lagjen “Beslidhja” të Lezhës.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij 62-vjeçari ka bërë deklarata të çuditshme, teksa ka treguar shenja se është i shkëputur nga realiteti.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, ka deklaruar 62-vjeçari para hetuesve.

Të shtëna me armë në Bulqizë:

Të shtënat me armë në qytetin e Bulqizës fatmirësisht nuk shkaktuan viktima.

Fadil Ternova qëlloi me armë ë drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Afrim Peti.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte pasoja në njerëz ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

Plagosje në Shkodër:

24-vjeçari Jaser Osmani mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njoftoi policia.

Xhaxhai kërcënon të vrasë nipin:

Një tjetër konflikt ndodhi në Lezhë për çështje pronash. 67-vjeçari Pjetër Nika në debat e sipër me nipin, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka kërcënuar këtë të fundit.

“Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Leshës dhe Forcave “Shqiponja”  është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njoftoi policia.

Dy ukrainase gjenden të vdekura:

Dy shtetase ukrainase u gjetën të pajeta pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Dyshimet  e para janë se ato  kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve. Ukrainaset janë të moshave 25 dhe 40 vjeç dhe janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre në shtëpi.

Dy viktimat, të identifikuara si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova, kishin ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre kishte ardhur rreth 2 muaj më parë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vajzat ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë. Në dëshminë e dytë shoqja e tyre, Yeva Vorona , ka pranuar se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri por në Mal të Zi.

Babai merr peng fëmijët në Durrës:

Mëngjesin e sotëm policia arrestoi 40-vjeçarin Aleks Marku në Durrës, pasi ai mbajti peng fëmijët e tij të mitur për disa orë dhe qëlloi me armë drejt RENEA-s.

“Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi  Aleks Marku banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit. Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e Aleks Markut, të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxorri të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë. 40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia.

Burime bënë me dije se 40-vjeçari ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, e cila ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, në banesë ka pasur shenja se ai ka konsumuar lëndë narkotike para se të merrte peng fëmijët e tij. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
aleks marku arsen dani Azgan Mernica fadil ternova gjylije dani novruz cenalia policia Tragjedi vrasje

Nga e njëjta kategori

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

më shumë...

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës, QKUM pranon defektin: Mjeti mbërriti pas 1 orë e 41 minutash

më shumë...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, arrestohet në Dubai 57-vjeçari (EMRI)

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz, flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.