Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur solidaritetin me të gjithë shqiptarët, për sakrificat që po përballojmë në betejën për mbrojtjen ndaj koronavirusit.

 

Kryeparlamentari vlerëson masat e qeverisë dhe qëndrimet e Presidentit, si dhe çdo institucioni që kontribojnë në këtë luftë.

 

“Në këto ditë të vështira, kur të gjithë ne, si mbi një miliard njerëz në botë, jemi mbyllur në shtëpi, për tu mbrojtuar nga korobavirusi Covid -19, ky armik i rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, shpreh solidaritetin me të gjithë ju, për sakrificat dhe kostot që përballojmë në betejën për mbrojtjen e jetës. Jeta njerëzore është e drejta e vetme supreme dhe në emër të jetës së secilit prej nesh, fëmijëve, motrave, vëllezërve, prindërve, gjyshërve dhe gjithë të dashurve, le t’i kushtohemi të gjithë, me të gjitha liritë e detyrimet tona, në shërbim dhe në mbrojtje të jetës. Sa më i madh të jetë përkushtimi, aq më e shkurtër do të jetë koha kur do të dalim e do të shpëtojmë nga ky rrezik global.”

 

Përpos të gjithave, Ruçi shpreh nderimin për punën dhe përkushtimin e mjekëve infeksionistë dhe specialistëve të shëndetësisë për shpëtimin e jetëve njerëzore.

 

“Mbi të gjitha, shpreh vlerësimin dhe nderimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal për punën dhe përpjekjet titanikë të mjekëve infeksionistë dhe specialistëve të shëndetësisë për shpëtimin e jetëve njerëzore si edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve të policisë dhe të forcave të armatosura për zbatimin me rigorozitet të rregullave të imonuara nga kjo situatë lufte. Le të zbatojmë të gjithë me disiplinën jetësore, individuale, familjare e komunitare maksimale kufizimet e pashmangshme që na detyron mbrojtja e jetës së secilit dhe e të tjerëve.”

 

Ai njoftoi se komisionet parlamentare do të fillojne këtë javë shqyrtimin e projekt-akteve ligjore, duke punuar online.

 

“Në emër të këtij qëllimi tē lartë, Kuvendi do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria, puna për të cilat ka filluar. Deputetët e Kuvendit, duke respektuar kufizimet dhe në pajtim me rregullat e vendosura, janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe agjencitë shtetërore dhe ndjekin me vëmendje punën e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *