E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ruçi: Dialog me opozitën

Edhe pse situata politike ne Tirane është tensionuar per shkak te çështjes Tahiri, nga Hungaria kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka shprehur vullnetin e shumicës per bashkëpunim me opozitën.

 

Gjate konferencës se 8-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ruci theksoi se maxhoranca është e angazhuar per dialog me opozitën, bazuar edhe tek marrëveshja e majit.

 

Reklamë

“Prioritet i kuvendit të Shqipërisë ka vijuar të jetë forcimi i dialogut politik e konstruktiv ndërmjet mazhorancës parlamentare dhe opozitës, konkretizuar dhe në marrëveshjen e 17 majit 2017, e cila solli përmirësimin e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në parlament,” deklaroi Ruci.

 

Kreu i kuvendit shpjegoi edhe angazhimin e qeverise per zbatimin e reformës ne drejtësi si kriter kyç, per hapjen e negociatave per anëtarësim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë