Subscribe

Tetë gra janë vrarë mizorisht nga duart e bashkëshortëve të tyre gjatë 9 muajve të parë të vitit 2021. Dhuna sistematike, problemet ekonomike, xhelozia apo kërsesa për divorc, janë shkaqet kryesore te krimeve makabre brenda familjes. Për ekspertët, organet e drejtësisë dhe sidomos gjykatat kanë dështuar që të mbrojnë viktimat.

 

BRIKENA KASMI

JURISTE

“Nuk është më një sistem që e ka zgjidhur situatën. Nuk është një politikë e cila mund të zgjidhet me anë të ndryshimeve të ndryshme legjislative. Por duhen disa masa konkrete, duhen disa masa zbatuese, të cilat duket se autoritetet kanë dështuar. Kur flas këtu për autoritete, flas për autoritetet përgjegjëse që merren me dhunën në familje apo me të gjithë mekanizmin që ofron dhuna në familja, duke filluar këtu nga autoritetet e rendit deri te gjykata që është institucioni më i rëndësishëm.”

 

Kasmi thekson se një proces divorci i zvarritur shton tensionet mes të dy palëve.

 

“Nëse ne e kemi të qartë që një divorc është duke u zvarritur prej një viti, dy vjetësh, por shkon edhe deri në tre vite në gjykatë, pavarësisht që Kodi i Familjes parashikon jo më teper se një vit. Por këtu kemi parasysh dhe ndryshimet që kanë ardhur për shkak të Vettingut, apo për shkak të dorëheqjeve të ndryshme në sistemin gjyqësor.  Pra nëse gjykata do të bënte rolin e duhur do të kishim shumë më pak viktima.”

 

Fenomeni i dhunës në familje sa vjen dhe rritet. Gjykata e Tiranës, për këtë vit ka lëshuar 610 urdhra të menjëhershëm të mbrojtjes, ku në këtë kategori përfshihen gratë që u rrezikohet jeta nga bashkëshortet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *