Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa zbriten në terren këtë të shtunë për të parë nga afër situatën e çmimeve të ushqimeve te shportes, por edhe per të biseduar me administratoret e marketeve në lidhje me masat e qeverise për të mos lejuar abuzime në treg.

Teksa vendosi që shpenzimet për ushqimet e familjes se tij kete here ti bëj në Lushnjë, Balla vuri ne dukje faktin se eshte e rendesishme qe ne kete moment, ku ndikomi i luftes ne Ukraine, eshte i madh, ne tregjet tona të këtë një ofertë.

“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës. Ideja është që ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha Balla.

Duke parë cmimet e produkteve, ai theksoi se produktet bazë, kanë çmimet që ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.

“Mendoj që me këto çmime, pra produktet bazë janë aty ku e ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve. Duhet të bëjmë thirrje se nuk ka nevojë për tu krijuar stoqe të mëdha, sepse sido qe te shkoje, nuk ka për tu vënë në dyshim furnizimi bazë”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *