Subscribe

Sikur të mos mjaftojnë dëmet e konsiderueshme që shkakton duhanpirja në shëndetin e popullatës, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një iniciativë për të zyrtarizuar përdorimin e cigares elektronike.

 

Ky fakt është konkretizuar në projektligjin e hartuar së fundmi, i cili pritet të miratohet “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

 

Në vendin tonë konsumi i duhanit shpesh herë është bërë pjesë e debateve lidhur me cilësinë që importohet, pasi në tregu mbetet i vështirë për tu monitoruar. Mbi të gjitha nuk ka një institucion të specializuar që të merret me monitorimin e cilësisë.

 

Por kësaj situatë tashmë i shtohet edhe cigarja elektronike, për të cilën autoritet do të kenë edhe më të vështirë të japin garanci për këtë produkt që do të importohet. Kjo garanci aktualisht nuk jepet në vendet më të sigurta, e jo më në Shqipëri.

 

Ndonëse në shumë vende ka një debat të gjerë lidhur me efektet negative që mbart konsumimi i cigares elektronike, Shqipëria duket se po merr stafetën e legalizimit të këtij produkti në rajon e më gjerë. Zyratizimi i përdorimit të cigares elektronike, ngre pikëpyetje se ky projektligj është një lobim i fortë i kësaj industrie.

 

Ekspertë të shëndetit nuk janë të bindur se cigaret elektronike janë të sigurta.

Sipas “Food and Drug Administration” agjencia amerikane që merret me shëndetësinë, deri më sot nuk ka studime të mjaftueshme mbi efektet e thithjes së nikotinës nëpërmjet kësaj cigareje. Dyshimet krijohen për faktin se nikotina prodhon varësi pjesërisht psikologjike dhe fizike. Nga ana tjetër shumë prej prodhuesve nuk e deklarojnë në mënyrë transparente se çfarë përbërësish kimikë janë përdorur në pajisjen elektronike. Kjo lloj cigareje imiton ato tradicionale, por me ndryshimin se s’kanë nevojë për ndezje dhe nuk përbëjnë duhan.

 

Ajo funksionon me bateri dhe një dhomë avullimi, që në momentin kur ndizet, nikotina që gjendet në te avullon dhe thithet nga mushkëritë. Në të gjithë këtë situatë paqartësie, Shqipëria me institucionet më të dobëta në monitorim vendos ta bëjë pjesë të tregut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *