E hënë, 19 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Shpërthim me lëndë plasëse në Prizren

Një shpërthim ka tronditur pas mesnatës një lagje të qytetit të Prizrenit, ku objektiv i sulmit ka qenë banesa e avokatit Betim Kadolli.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së avokatit, duke shkaktuar dëme materiale në pronë.

Reklamë

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të incidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë